I vuri flakën Ferrarit të Noizy-t, autori: Ky është personi që më pagoi 2 mijë euro

Duket se ngjarjet kriminale kanë përfshirë dhe këngëtarin e njohur Noizy.

Në mediat ka qarkulluar një lajm se makina e tij Ferrari është djegur në qytetin e Vlorës.

Mësohet se policia ka prangosur autorin Siar Kontin e kësaj zjarrëvënie të rëndë, i cili rezulton te jetë një i ri nga qyteti i Vlorës dhe që është arrestuar pak ditë më parë.
Ai ka deklaruar se është paguar 2 mijë euro nga një tjetër këngëtar që jeton jashtë shtetit. Policia dyshon se personi që fshihet pas kësaj është reperi Cllevio.