Mbi 5.1 milionë vizitorë kanë vizituar Shqipërinë brenda periudhës janar-korrik 2023.
Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, shifër kjo që ka tejkaluar periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me 31 përqind, raporton KlanTV.
“Vetëm për korrikun 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, shprehet ministrja Kumbaro.
Vizitorët nga Kosova janë të parët dhe e mbajnë shifrën e njëjë sikur vitin e kaluar, kurse vizitorët nga Spanja janë dyfishuar, por edhe nga Turqia, Mali i Zi dhe Italia.
Gjatë vitit 2023, Shqipëria si destinacion turistik ka qenë në faqet e të përditshmeve më të lexuara dhe shumë prej produksioneve televizive më të ndjekura në botë si një vend me potenciale të mëdha për t’u zbuluar.