Kandidati për president të Ekuadorit Fernando Villavicencio është qëlluar për vdekje gjatë fushatës zgjedhore.
Villavicencio është qëlluar të enjten, në kohën kur ka qenë duke u larguar nga një takim me mbështetës në qytetin verior Kuito.
Ai ishte pjesëtar i Asamblesë Kombëtare të shtetit.
Një anëtar i ekipit të tij u ka thënë mediave lokale se Villavicencio ka qenë duke hipur në një makinë në kur një person i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar në kokë.
Sipas dëshmitarëve ai është qëlluar tri herë.
Ndërkohë që presidenti aktual Guillermo Lasso është zotuar se ky krim nuk do të mbetet i pandëshkuar.
Edhe i dyshuari për vrasje ka vdekur pasi që është qëlluar në një shkëmbim plumbash me anëtarët e sigurisë.
Sipas autoriteteve në këtë rast janë plagosur edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë. /BBC/