Javëve të fundit modelja Arbenita Ismajli ka qenë kryefjalë në media rozë.
Prej ditësh është raportuar për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, Fero ndaj saj.
Reperi në anën tjetër u arrestua dhe ndaj tij u përcaktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, por që ditëve të fundit u tha se ai është liruar.
Megjithatë, bukuroshja nga Kumanova konfirmoi se tashmë ka nisur procedurat ligjore kundër tij dhe për këtë ka angazhuar avokatin, Arianit Kocin.
Ndërkohë, modelja ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale, ku edhe së fundmi është shfaqur tejet joshëse.
Në disa postime që ka bërë në InstaStory, Arbenita shihet në makinë e veshur në tuta sportive me ngjyrë të kaltër.
Me një grim të lehtë, ajo dukej më në formë se kurrë më parë, teksa vuri në pah linjat e tonifikuara të trupit.
Ndryshe, kujtojmë që Arbenita dhe Fero janë të martuar prej më shumë se dy vitesh dha bashkë kanë një vajzë.