Tentim vrasje në Prishtinë

Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar të martën në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24-orësh një burrë është sulmuar me thikë nga një i dyshuar, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

“Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.