Në ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në lokalin “Bon Vivant” ishte i përfshirë edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Insajderi kishte raportuar se pjesëtari i FSK’së Hisni Gecaj në natën kritike ishte nën shoqërinë e Dukagjin Nikollajt i njohur me nofken “Duka”.
Së bashku me ta ishte edhe i ndjeri Kastriot Ramadani i cili mbeti i vrarë nga plagët e marra pas përleshjes me të dyshuarin Andi Pajaziti.
Hisni Gecaj i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ndonëse, Gecaj ka përfunduar i plagosur, ndaj tij prokuroria thotë se po hetohet për dy vepra penale.
Hisni Gecaj, sipas prokurorisë ka mbajtur në posedim të paautorizuar një thikë duke vepruar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.
Gjithnjë, duke u mbështetur në pohimet e prokurorisë Hisni Gecaj është i dyshuar edhe për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”.