Një grua nga Karolina e Veriut, e cila ka luajtur të njëjtin grup të numrave të lotarisë për më shumë se 20 vjet, më në fund pati ditën e saj të madhe duke fituar një çmim prej 200,000 dollarësh.
Tamara Laughinghouse nga Mooresville u tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se bileta që ajo bleu nga një dyqan për shortin e 17 korrikut mbante të njëjtat numra që ajo luan gjithmonë në lotari.
“Unë kam luajtur të njëjtat numra për më shumë se 20 vjet,” tha Laughinghouse. “Numrat janë nga datat e ditëlindjeve të familjarëve të mi”.
Laughinghouse tha se ishte në një udhëtim familjar kur zbuloi se e kishte fituar lotarinë.
“Isha ulur në shtëpinë e prindërve të mi duke pirë kafe me babin kur ai filloi të lexonte numrat fitues”, ka thënë Laughinghouse. “Unë i kërkova atij që t’i rilexojë numrat”.
“Nuk e dija sa fitova, kështu që burri im u fut në internet dhe më tha: “Mendoj se fitove 200,000 dollarë”, tha ajo. “Të gjithë u emocionuam dhe përqafuam njëri-tjetrin”.
Laughinghouse tha se shpreson të përdorë disa nga fitimet e saj për të vizituar Italinë, ku kanë lindur të parët e saj.