Është mbyllur meçi kryesor i mbrëmjes së sotme në mes Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedi.
Pas një sfide shumë të luftuar nga të dy boksierët, fitues është shpallur Haxhi Krasniqi.
Me këtë fitore, Krasniqi e çon në 53 (7 KO) numrin e meçeve të fituara.
Haxhi Krasniqi hasi në një kundërshtar shumë të fortë dhe (ndoshta) nga humbja e shpëtoi referi Ajet Rreci.
Mohammedi është diskualifikuar nga referi pas pesë vërejtjeve publike. Ndodhi kjo në raundin e nëntë. Kështu Krasniqi shënoi fitore jo në mënyrën se si është pritur.
“Sot nuk ishte nata ime, shiu më demoralizoi pak”, u shpreh Haxhi Krasniqi pas fitores sonte.
Në organizimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, të gjithë boksierët shqiptarë dolën fitues.
Dielli Vranoci, Valon Ahmeti, Kushtrim Tahirukaj, Bernardin Jakaj, Isuf Kelmendi, James Kraft dhe Armend Xhoxhaj arritën fitore kundër kundërshtarëve.