Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka marrë vendim që ta dënojë me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit.
Gjykatësi theksoi se Dardan Krivaqa veprën e ka kryer me paramendim.
Ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim.
Të dy të dënuarit janë liruar nga akuza për dhunim seksual, pasi siç tha prokurori, nga deklarata e mjekësisë ligjore, nuk është vërtetuar që ajo është dhunuar.