Një 18-vjeçare vdes, ra nga një objekt në Prishtinë


Një 18-vjeçare ka vdekur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Sipas Policisë, ajo ka rënë nga një objekt.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti, por Policia tashmë ka nisur hetimet.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Policia.