Një orë e gjysmë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se deri në 90 minuta janë pritjet në Merdar për të dalë nga Kosova, derisa kolona e automjeteve që po presin është deri në 900 metra. Pritje nuk ka edhe për të hyrë në Kosovë.

Pikë tjetër e ngarkuar është edhe Dheu i Bardhë. Kolona deri në 250 metra për të dalë nga Kosova po shkakton pritje deri në 40 minuta.

Në pikat tjera kufitare, pritja është deri në pesë minuta.

Image