Pas një periudhe të konsiderueshme iu kthye Kosovës për disa ditë.
E ky moment duket të ketë qenë ideal për hajdutët që të vjedhin në shtëpinë e Morena Tarakut në Turqi.
Ajo ka ndarë foto të bizhuterive të saj të shtrenjta që janë vjedhur.
Nervozen, Morena e ka pasur në kompleksin ku jeton i cili përkundër se konsiderohet luksoz dhe për të paguhet mirë, nuk ka ofruar sigurinë e pritur.
‘Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë’, është shprehur ajo.
Morena, për më tepër ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton aktualisht.