Dyshohet se babai vrau të birin e gruan dhe pastaj veten në Lipijan

Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.

Klankosova.tv mëson nga burimet e saja se babai e ka vrarë të birin dhe gruan e tij e më pas edhe veten.

Për vdekjen e tre personave, lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo tha se tashmë të gjitha ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe ka nisur hetimi në lidhje me rastin.