Erzen Zyberaj shpallet kampion në vrapim malor prej100KM në Bursa të Turqisë

Atleti Erzen Zyberaj ka treguar klasin e tij në një garë shumë të vështirë, në 100 kilometra, që u zhvillua në Uludag të Turqisë. Erzeni doli kampion i kësaj gare, duke befasuar të gjithë të pranishmit. 

Garuesi ynë edhe një herë ka dëshmuar se është i lindur për sfidat e mëdha dhe për ekstra maratona.

Image

Erzen Zyberaj

Zyberaj është shprehur i lumtur për fitoren në Turqi.

“Kampion në garën e vrapimit malor Uludag Premium Ultra Trail 100 km në Bursa të Turqisë.

I lumtur për këtë sukses të arritur me shumë sakrificë dhe vendosmëri.

Kjo fitore është dhuratë për Artën time. 

Dhuratë për datëlindjen tënde.

Faleminderit të gjithë shoqërisë që besuat në këtë rrugëtim timin dhe më ndihmuat që së bashku Kosovën ta shohim gjithmonë atje ku edhe e ka vendin sa më lart dhe me më dinjititet”, ka shkruar Zyberaj në profilin e tij në Facebook.  

Arta Krasniqi mburret me suksesin e Zyberajt, duke i thurur elozhe.

“Erzeni ia doli, kampion në Uludag, Premium Ultra Trail 100K.

Nuk ka asgjë që mund ta ndaloj të arrijë ëndrrat dhe synimet e tij, t’i tregoj botës se kush jemi ne.

Po dëshmon çdo ditë, ashtu e dëshmoj edhe këtë herë që sado vështirësi të ketë nuk dorëzohet asnjëherë.

Faleminderit Kampion që mbajte fjalën dhe na dhurove kaq shumë emocione dhe krenari.

Dhuratë të çmuar të kemi.

E lumtur dhe krenare pa fund për ty. 

Gjithmonë lart e më lart”, ka shkruar Arta.