Një foto e logos së re të Twitter, një X e bardhë me një sfond të zi, është publikuar nga shefja ekzekutive e Twitter, pasi pronari i saj Elon Musk tha se donte të hiqte qafe logon e zogut.
Në një postim në Twitter të hënën në mëngjes, Linda Yaccarino tha: “X është këtu! Le ta bëjmë këtë”.
Musk gjithashtu ndryshoi foton e tij të profilit me logon e re dhe shtoi “X.com” në biografinë e tij në Twitter.
Sipas raportimeve, ai dëshiron të krijojë një “super aplikacion” të quajtur “X”.
Të dielën, miliarderi kishte thënë se do të ndryshonte logon e Twitter-it, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Musk, i cili ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, tha se zëvendësimi “duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”.
Zogu që ishte në llogon e Twitter quhet Larry, për të cilin bashkëthemeluesi i Twitter, Biz Stone, tha në vitin 2011, është përkujtim dhe në ndër të yllit të basketbollit dhe legjendës së Boston Celtics, Larry Bird.