Lajm i keq për adhuruesit e iPhoneit

Pas afro një muaj e gjysmë, Apple planifikon ta mbajë konferencën e saj më të rëndësishme vjetore, ku do të prezantojë modelet e reja të iPhone, Apple Watch dhe ndoshta një pajisje tjetër.

Më së shumti, natyrisht, pritet gjenerata e ardhshme e telefonave, të cilët janë gjeneruesit më të mëdhenj të të ardhurave dhe fitimeve të kompanisë. Çdo problem i mundshëm me iPhone, mund të ndikojë në fitimet e Appleit.

Dhe, siç shkruan Reuters, kompania mund të ketë probleme me dy modelet më të mira të gjeneratës së fundit – iPhone 15 pro dhe Pro Max.

Siç u raportua nga mediat këtë javë, Apple paralajmëroi furnitorët e saj se ka probleme me zbatimin e procesit të ri të prodhimit për dy modelet e përmendura, gjë që mund të rezultojë në mungesat e tyre pas prezantimit të shtatorit.

Problemi qëndron te prodhimi i ekranit, i cili në krahasim me versionin aktual duhet të jetë pak më i madh dhe këtë Apple synon ta arrijë duke reduktuar kornizën rreth ekranit.

Ekranet e prodhuara për Apple nga LG Display nuk kanë kaluar testet e besueshmërisë gjatë prodhimit. Ekziston një problem veçanërisht i madh me modelin 15 Pro Max, i cili, siç janë gjërat, do të jetë shumë i vështirë për t’u rregulluar këtë vit.

Sipas analistit Vamsi Mohan nga “Bank of America Global Research”, shtyrja dhe vonesa e iPhoneit të ri mund t’i kushtojë Appleit deri në 4.5 miliardë dollarë.

Apple nuk ka dalë me ndonjë reagim zyrtar.