Ka filluar gjyqi mes Feros dhe Arbenitës? Publikohet foto nga Gjykata

Reperi Fero dhe gruaja e tij, Arbenita Ismajli po përballen në Gjykatë pas akuzave të fundit nga Ismajli se Fero e ka kërcënuar dhe goditur atë.

Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e Ismajlit në Gjykatë.

Këtë fotografi e ka publikuar avokati i njohur, Arianit Koci i cili përfaqëson ligjërisht gruan e Feros.

Ndryshe, Fero dhe Arbenita janë të martuar dhe kanë së bashku një vajzë.