Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.
Në një prononcim para gazetarëve, ai ka bërë të ditur se në këtë kërkesë janë trajtuar tri çështje që janë të rëndësishme sipas tij.
“[1] Këshilli ekonomik social i cili asnjëherë nuk është konsultuar. [2] Diskrimimini i palëve të cenueshme dhe [3] Lidhjet me veteranët e UÇK-së, rast ky që është eklatant dhe që lidhjet me vlerat që kjo kategori përfaqëson”, ka thënë Tahiri
Tutje, ai ka thënë se pret që Gjykata Kushtetuese ta vlerësojë kërkesën e tij.
“I bëj pyetje Kurtit të na tregojë se kush e ka sot pagën 260 euro, ky ligj që është miratuar nuk ka asnjë impakt në terren. Është një mashtrim i radhës”, ka thënë tutje Tahiri.