Lushtaku, Besnik Berishës: E ftoj publikisht që t’i bashkohet PDK-së, sepse ai nuk është për LDK

Ish-kryetari i Skenderajt dhe një prej figurave kryesore të PDK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj intervistës që avokati Besnik Berisha ka dhënë pasi lirimit nga mbajtja,

Lushtaku ka thënë se e ka dëgjuar me vëmendje intervistën e Berishës pas lirimit dhe e ka ftuar që t’i bashkohet PDK-së, meqë sipas Lushtakut me një qasje të tillë ai s’është për LDK.

“E dëgjova me vëmendje intervistën e avokatit Besnik Berisha të dhënë për Berat Buzhalën.

Duke e parë qasjen e tij, e ftoj publikisht Besnikun që t’i bashkohet PDK-së sepse ai nuk është për LDK!”, ka shkruar Lushtaku.