Ushqimi që lufton stresin

Duke u rritur, shumica e njerëzve kanë menduar se ngrënia e perimeve i bën “të mëdhenj dhe të fortë”, por rezulton se kjo mund të përmirësojë edhe përballjen me stresin. Sipas një hulumtimi të kryer nga “Psychtests.com”, njerëzit që hanë dietë të shëndetshme priren të jenë më të mprehtë, më optimistë dhe përdorin teknika më të mira të menaxhimit të stresit sesa ata që hanë ushqime pa vlerë.

Studiuesit krahasuan njerëzit që hanë vetëm një dietë të shëndetshme (“Ngrënësit e shëndetshëm”) dhe ata që nuk e bëjnë (“Ngrënësit e ushqimeve të pashëndetshme”). Të dhënat u morën nga 1456 njerëz që hynë në disa testime.

Ngrënësit e shëndetshëm janë më mirë në tiparet që lidhen me mprehtësinë mendore:

Qëndrim pozitiv ndaj ndryshimit – rezultati 76, kundrejt 57 për ata që ushqehen me ushqim të pashëndetshëm, në një shkallë nga 0 në 100, sipas disa matjeve shkencore.

Hapje ndaj përvojave të reja (rezultati 73 me 53)

Shkalla në të cilën një person beson se ka kontroll mbi jetën e tij/saj – (78 pikë me 57)

Mendje pozitive (rezultati 77 me 60)

Vetëvlerësimi (rezultati 79 me 56)

Vetë-efektshmëria (rezultati 77 me 52)

Vetëkontrolli (rezultati 70 me 54)

Guximi (rezultati 80 me 58)

Këmbëngulja (rezultati 77 me 58)

Ngrënësit e shëndetshëm përdorin strategji më të shëndetshme e më efikase të menaxhimit të stresit:

Përmbajtje pozitive (81 me 61)

Mendjemprehtësi (66 me 43)

Ushtrime (77 me 47)

Ekspertët kanë dalë me përfundim se nëse nuk keni aftësi “të shëndposha” për t’u përballur me situata të ndryshme, ka më shumë të ngjarë që njeriu të drejtohet kah metodat jo të mira, siç janë ngrënia vetëm sa për rehati. Por siç ka thënë Dr. Ilona Jerabek, presidente e “PsychTests”, modeli jo i shëndetshëm nuk ndalet me kaq.

Studimi ka treguar se njerëzit që hanë më shumë “ushqime pa vlera”, ndodh gjithashtu të përdorin shumë strategji të këqija për përballimin e problemeve. Ekspertët thonë se ky është cikël vicioz: një dietë e keqe çon në stres të keqmenaxhuar, dhe stresi i keqmenaxhuar shpesh çon në zakone të këqija të të ngrënit. Në të kundërtën, ngrënia e shëndetshme jo vetëm që siguron forcën fizike dhe fokusin që duhet për të menaxhuar një situatë të vështirë, por gjithashtu shëron dëmet që stresi ia bën trupit në radhë të parë. Ushqimi me vlera ushqyese gjithashtu zvogëlon rrezikun e ankthit dhe depresionit dhe pengon rritjen e baktereve të zorrëve që sinjalizojnë trurin për të ngrënë ushqime të sheqerosura dhe të tjera pa vlerë, shkruan “wherethefoodcomesfrom”.

Ngrënia e perimeve me të vërtetë bën ndryshim të madh, fizikisht dhe psikologjikisht. Pra, nëse nuk jeni duke ngrënë perime, gjeni një mënyrë për t’i futur në dietë. Hidhni pak spinaq në një ‘smoothie’, shtoni erëza ose djathë, ose përfshini një pjatë anësore perimesh me vaktin e preferuar. Nuk ka të bëjë me eliminimin e të gjitha ushqimeve të preferuara të rehatisë. Bëhet fjalë për zëvendësimin e të paktën disa prej tyre me ato më të shëndetshme.