Tuna feston ditëlindjen. E lindur më 14 korrik të vitit 1985 në Maqedoninë e Veriut, artistja e njohur mbush sot plot 38 vite jetë.
Me rastin e përvjetorit të lindjes, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat disa fotografi provokuese për të shënuar ditën speciale.
Ajo shfaqet në formë të mahnitshme në një fustan dypjesësh të zi, i cili ia vë në pah hiret trupore.
“Urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo.
Të shumta qenë urimet që pranoi në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Tuna theksojmë që është një nga emrat më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.
Ajo deri më tani ka realizuar një sërë hitesh, përfshirë: “Holla”, “MMV”, “Krejt mu kanë përzi”, “Nëse vdes e re”, “Fenix”, “I asaj”, “Tani m’ke zemër”, “Dreqi e marrtë” etj.
Veç kësaj, bukuroshja është një nënë e përkushtuar ndaj dy djemve të saj: Tian dhe Zen.