Avokati Besnik Berisha shoqërohet në Polici

Avokati Besnik Berisha është shoqëruar në stacion policor mëngjesin e sotëm.

Berisha aktualisht është duke dhënë intervistë në Departamentin e Krimeve të Rënda, mirëpo nuk dihet ende arsyeja e shoqërimit të tij në Polici.

Siç raporton portali i avokatit Berisha, Sinjali.com, në pronësi të avokatit, krejt çka dihet deri më tani është se “e gjithë kjo lidhet me punën e tij si avokat dhe në rastet në të cilat ai punon si avokat”.

Ligjshmëria e veprimeve do të shqyrtohet nga Gjykata, shkruan portali në pronësi të avokatit Berisha.