Moti sot deri në 37 gradë celcius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Sipas institutit, këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme.

Sot, pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me vapë. Prezenca e lartë e lagështisë se ajrit dhe presioni i lartë do të krijojë ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi vlerat e lartëshënuara.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë,prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00-17:00.