Gjethet e manaferrave për zemër dhe kocka të forta

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frutë pylli plot përfitime shëndetësore.

Manaferrat shqiptare janë ndër frutat më të preferuara. Në vendin tonë, shumica e manaferrave mblidhen në natyrë.

Së fundmi falë kërkesës së lartë të tregjeve të huaja, janë ngritur një sërë fermash bujqësore që kultivojnë manaferra.

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frutë pylli plot përfitime shëndetësore.

Edhe gjethet e saj ofrojnë shumë vlera duke qenë se janë të pasura me flavonoidë, vitamina dhe antioksidantë.

Vlera si kurë bimore

Këto gjethe konsiderohen si tepër të çmuara në mesin e kurave të ndryshme bimore. Në shumë zona të Shqipërisë, gjethet e manaferrave kanë përdorime të ndryshme.

Të dhënat e ekspertëve tregojnë se këto gjethe janë të rëndësishme për trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore.

Lëngu dhe çaji i manaferrës është një prej mënyrave për të përfituar këto vlera.

Çaji i pasur me flavonolë është i rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës. Çaji i manaferrës mundet të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç është arteroskleroza.

Fibra dhe magnezi tek manaferrat kanë një ndikim të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, rregullojnë tensionin e gjakut dhe parandalojnë aritminë.

Një tjetër vlerë e çajit të manaferrës është mbrojtja e kockave.

Ky çaj përmban minerale të dobishme siç janë kalciumi dhe magnezi të cilat janë thelbësore për mirëmbajtjen e kockave.

Ekspertët konfirmojnë se kalciumi tek manaferrat forcon kockat ndërkohë që magnezi ndihmon në përthithjen e këtij minerali por edhe të kaliumit.

Kalciumi tek manaferrat i bën kockat më të forta dhe mbron funksionet e qelizave.

Vlerat për organizmin

Trajton problemet me tretjen

Disa studime kanë treguar se fibra e tretshme dhe e patretshme që gjendet tek manaferrat dhe gjethet është dobishme për sistemin tretës. Fibrat stimulojnë përthithjen e ujit në zorrën e trashë.

Mbrojtja dhe trajtimi i syve

Pirja ditore e çajit të manaferrës dhe gjetheve të tij është një zakon i mirë për mbrojtjen e shëndetit të syve. Përbërësit e tyre janë të dobishëm në pakësimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

Trajtimin e çrregullimeve të lëkurës

Çaji i manaferrës dhe gjetheve të saj përmban antioksidantë, por edhe vitaminat E dhe C. Siç e dini, vitamina E luan rol kryesor në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pakësimit të rrudhave.

Stimulimi i funksioneve të trurit

Çaji i manaferrës është i dobishëm në përmirësimin e funksioneve njohëse të trupit dhe trurit.

Antioksidantët

Frutat e pyllit kanë në përgjithësi nivel të lartë antioksidantësh. Çaji i manaferrës është gjithashtu i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë trupin në një sërë mënyrash.

Përpunimi i gjetheve të manaferrës

  • Merrni 5-6 gjethe manaferre dhe lajini mirë.
  • Ziejini në 100 ml ujë
  • Kullojeni lëngun dhe ekstrakti i gjetheve të manaferrës është gati për përdorim/AgroWeb.org