Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim policët e Kosovës Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, të cilët ishin kidnapuar nga Serbia dhe u liruan ditë më parë.
Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e policëve të Kosovës.
“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka theksuar Osmani, njoftoi Presidenca