Një përleshje mes dy personave ka ndodhur brenda burgut të Dubravës.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se dy meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.