Përderisa ka debate nëse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës apo jo, nuk ka asnjë debat që e përcakton këtë me siguri. Jo vetëm që vendos disponimin për pjesën tjetër të ditës, por është gjithashtu thelbësor për t’i siguruar trupit të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten. Ushqimi që hani kur zgjoheni mund të rregullojë ose të prishë jo vetëm se si ndiheni gjatë ditës, por edhe në planin më afatgjatë. Në fakt, ngrënia e mëngjesit të gabuar mund të krijojë sërë rreziqesh shëndetësore me kalimin e kohës, duke përfshirë inflamacionin dhe problemet e tretjes si gazrat dhe fryrjet.
Për t’i kushtuar pak vëmendje njërit nga ushqimet më të këqija të mëngjesit që mund të shkaktojë çrregullime në organizëm, “shefinds.com” është konsultuar me dietologen Lisa Richards, krijuese e dietës “Candida”. Ajo tha se drithërat me sheqer në mëngjes vijnë me një sërë gjërash negative, duke përfshirë këtu stomakun e fryrë.
Drithërat me sheqer
Ndonjëherë asgjë nuk bie në vend në mëngjes si një tas që përmban shumë sheqerna dhe diçka si “Crunch Crunch” me fruta apo një “FrenchToast” me kanellë. Megjithatë, për fat të keq, trupit nuk i nevojitet aspak ky ushqim. Në fakt, ngrënia e drithërave të mëngjesit ka të ngjarë të rezultojë në inflamacion dhe probleme të tretjes si fryrja, sipas Richardsit.
“Këto drithëra zakonisht bëhen nga kokrra të rafinuara që u mungojnë fibrat dhe lëndët ushqyese thelbësore”, ka shpjeguar ajo. “Përmbajtja e lartë e sheqerit në drithërat me sheqer mund të çojë në një rritje të shpejtë të niveleve të sheqerit në gjak, duke shkaktuar inflamacion dhe duke kontribuar në ndjenjat e fryrjes dhe parehatisë”.
Këto janë vetëm disa nga rreziqet shëndetësore që lidhen me konsumimin e tepërt të sheqerit – që është ide veçanërisht e keqe nëse është gjëja e parë në mëngjes.
“Marrja e tepërt e sheqernave të shtuara gjithashtu mund ta prishë ekuilibrin e baktereve të zorrëve, duke çuar potencialisht në probleme të tretjes dhe rritje të inflamacionit”, ka shtuar Richards. “Për më tepër, drithërat me sheqer shpesh janë të ulëta në proteina dhe yndyra të shëndetshme, të cilat mund të kontribuojnë më tej në ndjenjat e fryrjes dhe ngopjes së pamjaftueshme”.
Çfarë duhet të hani në vend të kësaj
Nëse keni dëshirë të shpeshtë për ëmbëlsira dhe shpesh dëshironi drithëra me sheqer në mëngjes, Richards ofron disa këshilla për të hequr qafe zakonin dhe për ta zëvendësuar këtë ushqim inflamator me opsione më të shëndetshme.
“Zgjedhja e drithërave me sheqer të shtuar në sasi minimale, ose zgjedhja e opsioneve të mëngjesit të pasur me proteina, si vezët ose kosi i trashë me fruta, mund të jenë alternativa më të shëndetshme që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe promovimin e shëndetit më të mirë të tretjes”, ka përfunduar ajo.