Dashi-Planeti juaj kujdestar, Marsi, kthehet për t’ju buzëqeshur sot. Ai do t’ju rigjallërojë deri në fillim të korrikut. Në familje, rregulloni marrëdhëniet që dukeshin të lëkundura ditët e fundit. Gëzoni formë të shkëlqyer dhe një gjendjeje mirëqenie psikofizike që do t’ju shoqërojë për disa ditë. Marsi jep ndikime pozitive edhe në punë sot.
Demi-Një ditë e ngarkuar do të jetë kjo e martë për ju. Do të jeni i angazhuar gjatë gjithë ditës, por në mbrëmje do të gjeni kohë për të ndenjur me miqtë dhe familjen. Kujdes me shpenzimet, pasi mund të keni probleme.
Binjakët-Është një çështje që po ju shqetëson mes jush dhe partnerit, por është ende herët për ta treguar. Megjithatë së shpejti do të vijë momenti që ta shprehni. Mos u shqetësoni, çdo gjë do të zgjidhet me kalimin e kohës.
Gaforrja-Ju pret një ditë me tensione në sferën profesionale. Ndiheni disi të lodhur për shkak të detyrave të reja dhe përgjegjësive të shumta. Ruani qetësinë.
Luani-Pavarësisht se çfarë mund t’ju thonë të tjerët, se duhet të ndryshoni diçka, mos u shqetësoni, bota juaj është në rregull. Planetet sugjerojnë se kjo nuk është koha më e mirë për të provuar metoda të reja. Qëndrojini asaj që dini e njihni mirë.
Virgjëresha-Nuk mund ta mbushni dot boshllëkun emocional me blerje pafund. Mbajini kartat e kreditit të sigurta në kuletën tuaj.
Peshorja-Fillimi i ditës do të jetë i përshtatshëm për ndërveprime sociale. Një surprizë e papritur do të shfaqë pozitivitet tek ju. Nëse keni lindur në mes të tetorit, mëngjesi do të jetë mjaft i bukur në krah të partnerit.
Akrepi-I vëmendshëm, intuitiv, i zhytur thellë në atë që po ndodh në zonën përreth: kështu ju dëshiron Dielli në këtë ditë, ndërsa kalon në shenjën miqësore të Gaforres dhe përforcon gjerësinë e perceptimeve tuaja. Inteligjenca në veprim shumë e dobishme, pasi do t’ju duhet të zgjidhni çështje të lindura së fundi.
Shigjetari-Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të jetë pjesë e së shkuarës. Sot do të merrni një lajm të mirë nga mjekët dhe do të riktheheni në punë. Të dashuruarit të kenë kujdes.
Bricjapi-Është koha për të marrë një pushim të shkurtër. Duhet të shkëputeni nga gjithçka dhe të shkoni diku që të rikarikoni veten. Si ju dhe partneri/ja ka nevojë për hapësirë. Do ta shijoni kohën vetëm dhe më pas ribashkimi do të jetë akoma më i bukur.
Ujori-Duhet të mundoheni që të rishikoni shpenzimet, pasi keni nxjerrë shumë më shumë nga sa kanë hyrë. Mund të ketë debate, pikërisht lidhur me paratë.
Peshqit-Ndonëse kjo është një periudhë tejet e favorshme, bëni mirë që të mos i merrni gjërat për të mirëqena. Mbi të gjitha tregohuni të vërtetë me miqtë, pasi ata do të jenë aty gjithmonë pavarësisht periudhave që mund të kaloni.