Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është arrestuar nën akuzën e korrupsionit.
Mësohet se arrestimi vjen me urdhër të SPAK. Kryetari i konfirmuar nga zgjedhjet e 14 Majit për bashkinë Kukës dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë në zyrë.
Pas publikimit të videos, pati një reagim nga vetë Gjici, i cili njoftoi dorëheqjen ndërsa deklaroi se me vajzën në fjalë ishte në marrëdhënie intime prej kohësh.
Qeveria vendosi shkarkimin e tij ndërsa SPAK gjithashtu nisi hetimet për veprën penale shpërdorim i detyrës, raporton abcnews.