Borrell dhe Lajçak me një “sërë takimesh” me Kurtin dhe Vuçiqin sot në Bruksel


Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të presë sot një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka bërë të ditur BE përmes një komunikate.

Sipas komunikatës, është bërë e ditur se takimet mbahen me qëllim të deeskalimit të situatës.

“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që t’i rikthehet zbatimit të Marrëveshjeve të Dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, thuhet në komunikatë zyrtare nga BE.”

Pas përfundimit të takimeve, është konfirmuar se përfaqësuesi i Lartë do të dalë në një konferencë për media, ku pritet të tregohen më shumë detaje.

“Do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në godinën e EEAS. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Evropë nga Satellite”, thuhet më tutje në njofitm.