Rrjeti social Twitter ka prezantuar një ”emoji” të ri për të shprehur mirënjohje dhe për të falënderuar në veçanti ata që po përballen me urgjencën shëndetësore.
Ajo përfaqëson duart e bashkuara në formën e një zemre dhe do të aktivizohet sa herë që falënderimet përdoren në një postim.
Një kërkim zbuloi rritje prej 37% të përdorimit të fjalës gjatë muajit të kaluar.
Gjatë së njëjtës periudhë, siç transmeton atsh raportimin, mbi 265 milionë cicërime u përdorën në të gjithë botën që përmbajnë shprehje që i atribuohen fjalës ”faleminderit”.
Për më tepër, u vërejt edhe rritje prej 50% dhe 10% në përdorimin e emojit të lutjes dhe duartrokitjeve.