Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente.
Vërshimet në këtë komunë kanë bërë që Drejtoria e Arsimit të merr vendim për pezullimin e mësimit për sot dhe nesër.
Drejtori i Arsimit në Vushtrri, Dardan Abazi ka konfirmuar se orët e humbura do të kompensohen.
”Po, për shkak të gjendjes së vërshimeve është vendosë të pezullohet mësimi për sot dhe nesër”.
“Orët e humbura do të kompensohen”.