Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar urgjentisht shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së drejtuar prej tij.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shkarkimi i kryeministrit është urgjencë kombëtare.
“I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni; I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë; I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas tij, Kurti është e keqja e vendit dhe e popullit të Kosovës.
“S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare!”, përfundon statusi i tij.