Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të mërkurën me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe me delegacionin e BE-së në Serbi.
Vuçiq në një postim në Instagram ka thënë se nuk do të komentojë për takimin.
“Kam marrë vendim që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiq.
Trakimi vjen një ditë pas arrestimit të Milun Milenkoviq – Llunes në veri të Mitrovicës.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Milenkoviq ishte një nga organizatorët e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në Zveçan dy javë më parë.