Vlora Çitaku ka reaguar pas situatës së krijuar së fundi. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ajo çfarë është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e Kosovës.
Çitaku ka shtruar dy pyetje: “Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO?”
Ajo ka shkruar se kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti.
“E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
Kosova është shtet. I pavarur dhe sovran. Kjo e vërtetë e farkëtuar dhe e pakthyeshme nuk po kontestohet nga aleatët tanë. Kuptojeni.
Çfarë është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e vendit tonë.
Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO?
Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti.
E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu.