Mbappe konfirmon largimin nga PSG

Kylian Mbappe ka konfirmuar tashmë se do të largohet nga Paris Saint-Germain (PSG), në fund të sezonit të ardhshëm 2023/24, ndërsa thotë se ka informuar edhe drejtuesit në vitin e kaluar.

Gjatë ditës së hënë u raportua për një letër të Mbappes drejt drejtuesve të PSG-së dhe tashmë kjo letër është konfirmuar nga vet lojtari.

Ylli francez ka thënë se drejtuesit e klubit janë informuar qysh në korrik të vitit të kaluar për vendimin e tij për të mos zgjatur më shumë kontratën.

“Nuk kam diskutuar kurrë ndonjë rinovim të kontratës me PSG-në”, ka thënë fillimisht Mbappe për AFP.

“Bordi është informuar që nga 15 korriku 2022 për vendimin tim për të mos zgjatur përtej vitit 2024”.

“Letra e dërguar kishte për qëllim vetëm të konfirmonte atë që unë u thashë tashmë”, përfundoi ylli francez.

Ndryshe, kontrata e Mbappes zgjat deri në fund të sezonit 2023/24, por një largim në këtë verë duket i pashmangshëm pasi drejtuesit e PSG-së nuk do të duan të humbin pa asnjë cent.