Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, është larguar pas gjysmë ore dhe serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe dhe vezë në drejtim të xhipit të ministrit, i cili më pas është përcjellë në drejtim të stacionit të policisë.
Sipas mediave serbe, Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish janë mbledhur para komunës dhe kanë hyrë për të vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës.
Aliu kishte provuar edhe më 9 qershor që të bënte një vizitë të ngjashme, por që vet ai ka thënë se s’ishte e mundur të bëhej pasi që ka qenë Policia e Kosovës që e kishte udhëzuar që të kthehej pas në mënyrë që të shmangej tensionimi.