Nutricisti i njohur Tim Spector ka treguar se çfarë ha çdo ditë për të pasur një jetë më të shëndetshme.
Në video të publikuar në “YouTube”, Tim Spector, që është edhe profesor i epidemiologjisë gjenetike, specialist i ushqimit e po ashtu bashkëthemelues i kompanisë ZOE, ka treguar se çfarë ha zakonisht gjatë ditës.
Nëse po shikoni për inspirim për mëngjes, drekë e darkë të shëndetshme, atëherë mund të shikoni te Spectori, raporton “The Sun”.
Mëngjesi
Tim e nis mëngjesin “me pijen më të rëndësishme” të ditës së tij, një kafe të zezë.
“Është bërë nga kokrra të pjekura mirë, të thata, të mbushura me polifenole. Është një fillim i mrekullueshëm, pavarësisht nëse do të hani mëngjes apo jo”, thotë Tim.
Tim thotë se nganjëherë zgjedh ta anashkalojë tërësisht vaktin e mëngjesit. Por, në ditët kur vendos ta bëjë këtë, ai kafen e tij e përcjellë me një kos plotë me yndyrë.
“Mund të jetë kos grek, nuk ka shumë rëndësi, përderisa është me cilësi të mirë dhe nuk ka përbërës të tjerë në të, pra pa sheqerna, fruta, e nuk është me pak yndyra”, thotë Tim.
Tim thotë se është e rëndësishme përmbajtja e yndyrës së kosit. Ai thotë po ashtu se drithërat “e shëndetshme” dhe mueslit që i hante në mëngjes, bënin që niveli i tij i gjakut të rritet dukshëm.
“Pra, për mua, të fillosh një mëngjes të yndyrshëm do të thotë se kam një metabolizëm më të mirë dhe jam më pak i uritur më vonë gjatë ditës”, thotë Tim.
Eksperti i shëndetit të zorrëve shton në kosin e tij kefir, një qumësht i fermentuar që është i pasur me mikrobe të gjalla.
Tim thotë se ai shpesh e bën të tijën, për ta ndihmuar të kursejë para.
Ai më pas shton edhe arra e fara ‘chia’.
Thjeshtë kombinimi i arrave me farat do të funksinojë mjaft mirë, pasi janë të pasura me polifenole dhe me fibra.
E në fund ai shton edhe boronica dhe mjedra.
“Mjedrat kanë përmbajtje të lartë të fibrave, krahasuar me çdo bimë tjetër”, thotë ai.
Dreka
Dreka e Timit nuk përfshin asgjë tjetër pos një avokado.
“Plotë me yndyrë dhe kalori, por në fakt ato janë vërtetë të mira për ju”, tha nutricisti Tim.
Ai e vendos atë në një bukë thekre e shton vaj ekstra të virgjër.
Tim thotë se nuk keni pse të shqetësoheni nga kaloritë e vajit të ullirit.
“Nëse është me cilësi të lartë, do të jetë vërtetë i mirë për ju”, tha ai.
Ai më pas shton pak domate, ndërsa thotë se përforcojnë shëndetin e zorrëve.
Ai nganjëherë vendos në senduiqin e tij të hapur edhe lakër turshi.
Por, ai thotë se nuk duhet të blini kurrë lakër turshi në uthull, pasi aty mikrobet janë të vdekura.
Ai shton në fund ca fasule, për polifenole e fibra.
Kur kishte punuar si mjek në spital për të paktën 10 vjet, Tim ka treguar se dreka e tij ishte një senduiç me misër e me ton, një shishe lëng portokalli dhe patate të skuqura.
Ai tha se kjo ishte “e tmerrshme” për nivelet e tij të sheqerit në gjak.
Darka
“Teoria ime e përgjithshme për darkën është: me bazë bimore, diversitet, pikante dhe e thjeshtë. Diçka që nuk zgjat shumë”, thotë nutricisti Tim.
Nutricisti tregon se në përgjithësi shikon në frigorifer për të parë se çfarë ka për sa i përket perimeve.
Ai tha se se preferon erëzat, ngrënien e një shumëllojshmërie prej tyre si shafran indian, garam masala dhe farat e mustardës, të cilat sjellin përfitime për shëndetin e zorrëve tuaja.