Mesfushori Uran Bislimi është ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024”. Lajmi është bërë i ditur të premten, pasi selektori Murat Yakin ka ftuar Bislimin dhe Haris Seferoviqin për ta zëvendësuar sulmuesin Breel Embolo.
Bislimi është pjesë e Luganos, ndërsa për herë të parë po ftohet te Zvicra.
Ai më herët ka qenë pjesë e Kosovës, ku ka regjistruar dy paraqitje dhe ka shënuar 1 gol.
Zvicra këtë muaj luan kundër Andorrës dhe Rumanisë në kuadër të Grupit I kualifikues. Pjesë e këtij grupi është edhe Kosova.