Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar këtë të premte ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në rezidencën e këtij të fundit.
Pas takimit, Krasniqi ka thënë se raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i shenjtë.
“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendesueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, ka shkruar i pari i PDK-së në Facebook.
Ndryshe, Hovenier një ditë më parë ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të cilit ka thënë se nuk ka arritur t’ia ndryshoj qëndrimin për situatën në veri.