Hovenier flet pas takimit me Osmanin dhe dy kryetarët e komunave: Situatë thellësisht shqetësuese

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier  e ka quajtur situatën si thellësisht shqetësuese pas takimit që ka patur me dy kryetarët e komunave veriore dhe presidenten Osmani.

Pas takimit me presidenten, ambasadori amerikan ka kërkuar depërshkallëzim të situatës.

“Situata është thellësisht shqetësuese në veri dhe se është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri. Tani është e rëndësishme vetëm që të depërshkallëzohet situata” ka thënë Hovenier.

“Jam takuar me Presidenten Osmani me kërkesë të saj, për shkak të shqetësimeve që kemi për situatën në veri. Unë i kam ftuar katër kryetaret e komunave veriore në takim. I keni parë reagimet tona, janë shumë të qarta, jemi të shqetësuar për situatën në veri. Kryetaret duhet të kryejnë detyrat e tyre, por jo të hyjnë me forcë në objektet komunale”, shtoi ai.