Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunës së Leposaviqit e Zubin-Potokut.
Janë vendosur edhe rrethoja me tela përgjatë perimetrit të objekteve të komunës. Ndërsa një numër i qytetarëve ka filluar të grumbullohet.
Për të hënën janë paralajmëruar protesta në tri komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok.
Përfaqësuesit e Listës Serbe biseduan me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ata u kërkuan ta lirojnë Komunën e Leposaviqit në mënyrë që “punonjësit të kthehen në komuna”.