Milosh Vuçeviq ka konfirmuar se është zgjedhur si president i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), parti kjo e cila deri më sot është drejtuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se SNS-ja është e gatshme të bisedojë për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, por jo edhe për një qeveri kalimtare, shkruan Klankosova.tv.
Vuçeviqi, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes, ka falënderuar Vuçiqin që e mbështeti kandidaturën e tij për kryetar të SNS-së, duke konfirmuar se politika e partisë nuk do të ndryshojë.
Ai po ashtu tha se do ta mbështesë fuqishëm presidenti e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.