Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar lidhur me veprimet e sotme në komunat veriore të Kosovës duke i dënuar ato.
Ai ka thënë se hyrja e kryetarëve në ndërtesat komunale është bërë në kundërshtim me këshillën që ka dhënë ShBA dhe partnerët evropianë.
“Veprimet e tilla kanë eskaluar ashpër dhe panevojshëm situatën duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ato do të kenë pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën”, thuhet në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, transmeton KlanKosova.tv.
“I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të rezervohet nga diskursi dhe thërrasim të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensione dhe konflikt”.