Në Zubin Potok dhe Leposaviq, një grup serbësh janë mbledhur para ndërtesë së komunave.
Siç raporton Kossev, rreth orës 12:30 në Zubin Potok qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendër të kësaj komune, pasi u lëshua alarmi që shumicën e kohës nënkupton mobilizim të komunitetit serbe.
Ndërkohë, RTV Dukagjini raporton se, kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.
Në foto shihen se para objektit qëndrojnë dhjetëra qytetarë të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.
Zeqiri, e kishte kryer betimin solemn dje më datën 25 maj.