Një fëmijë i moshës 4-vjeçare dyshohet së ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se informatën për ngjarjen e ka pranuar rreth orës 18:30.
“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njësitet e saja ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtimit. Mbi dyshimet fillestare në zonën e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë kanë filluar kërkimet për fëmijën” – ka njoftuar Zahiti për Nacionalen.
Për këtë rast në Klan Kosova ka folur edhe Sadik Krasniqi, që është daja i 4-vjeçarit.
“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali. Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe për fatkeq nuk është gjetur ende,”
“Ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij. Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në. Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha Krasniqi.