Mirlind Daku, në formacionin e vitit në Slloveni

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku ka mbyllur një sezon fantastik në ligën elitare të Sllovenisë.

Daku ka shënuar 18 gola për skuadrën e Murës, duke qënë realizatori i dytë më i mirë në këtë shtet.

25 vjeçari për të arriturat e tij është shperblyër duke u zgjedhur në formacionin e vitit nga sindikata profesionale e futbollsitëve slloven.

Me paraqitjet që i ka pasur gjatë këtij sezoni Mirlind Daku, pritet që karrierën ta vazhdoj në ndonjë ligë edhe më të fortë pasi interesimi për të nuk ka munguar nga ekipet e ndryshme.