Kurti takon drejtuesit e Forumit Ekonomik të Vjenës

Në margjinat e konferencës Vienna Economic Talks, që po mbahet sot në Prishtinë nën patronatin e Kryeministrit Kurti dhe në bashkëpunim me Forumin Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Presidentin e këtij Forumi, ambasadorin Victor Jackovich si dhe anëtaren e Bordit dhe sekretaren e përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës, ambasadoren Elen Kirtcheva. 

Kryeministri Kurti u uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi për bashkëpunimin në organizimin e konferencës së sotme.

Ai po ashtu i falënderoi për çmimin që iu nda Kosovës në 15- vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe anëtarësinë në këtë forum. 

Kryeministri bashkë me presidentin Jackovich dhe ambasadoren Kirtcheva, diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm, për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen si dhe për rolin edhe më të madh që Kosova mund luaj si anëtare e këtij forumi. 

Sot në Prishtinë, për herë të parë, Forumi Ekonomik i Vjenës, në bashkëorganizim me Zyrën e Kryeministrit po mban konferencën Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023, ku po marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm institucionalë dhe pjesëtarë të komunitetit të bizneseve.