Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka filluar protestën të hënën me një minutë heshtje për punëtorët që kanë vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti.
Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, protestuesit janë mbledhur nga ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe kanë vazhduar deri te Teatri Kombëtar.
Protestuesit kanë bërë thirrje për qeverinë dhe kompanitë që të punojnë, pasi sipas tyre gjendja e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës është e rëndë.
“Qeveri – kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”, është panoja me të cilën kanë ndarë shqetësimin protestuesit. Disa thirrje të tjera janë edhe “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive” dhe “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”.