Policia e Kosovës ka shoqëruar shtatë persona për në stacion, pasi të njëjtit u përfshinë në një rrahje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, tha Ahmeti.